Mësuesja infektohet nga Covid-19 në ashensor

Tjetër rast me koronavirus në qytetin e Fierit. Burimet bëjnë me dije se e infektuara e radhës është një mësuese, e cila banon në lagjen ’15 tetori’, i njëjti pallati ku edhe banonte çifti i moshuar.

Mësohet se mësuesja mund të jetë infektuar nga ashensori pasi nuk ka pasur kontakt tjetër me çiftin e infektuar. Sipas ekspertëve, koronavirusi ka aftësinë për të zgjatur disa ditë me radhë në një sipërfaqe të çeliktë.

Artikulli paraprak“Po thyej urdhërin që dha Edi Rama sepse po më vdesin fëmijët për bukë”
Artikulli tjetër16 raste të reja me Covid-19, shkon në 377 numri i të infektuarve