Deklarata e fortë e ish-ministrit ndaj Ramës: Nëse do ishin 10-fishuar testet do të ishin 3800 të infektuar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka deklaruar se, qeveria e mori me vonesë vendimin për kontrollin e qytetarëvce tek mjeku i familjes, ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e ministres së Shëndetësisë për blerjen e 30 mijë testeve.

“Sërish shumë mirë, po pse u refuzua testimi për javë të tjera? Na thanë se kemi pyetur ekspertët dhe se ne e kemi gabim. Ne e kemi thënë qartë dhe prerë, testimi dhe ndërhyrja e mjekut të familjes janë dy shtyllat që përballojnë situatën. Me ç’të drejtë zgjodhët me kaq vonesë këto vendime?”, shprehet Vasili në komunikimin me qytetarët.

Ai foli edhe fshehjen e numrit të infektuarve për të cilët tha se nëse do të bëheshin 10 fish më shumë, do të dilnin rreth 4000 persona të infektuar.

“Kryeministri sot doli dhe tha se ngaqë janë marrë masa shumë të mira, ne kemi kufizuar rastet dhe do të kishim po të mos ishin këto masa, 3008 raste. Kjo është një shifër e gënjeshtër.

Janë zbuluar 377, por janë bërë teste 20 herë më pak se vendet e tjera. Nëse do bëheshin 10 herë më shumë do të ishim jo 3008 por afër 3800 raste, të gjitha këto mund të jenë të pazbuluaram, të vdekur”, tha Vasili.

Përkrah videos Vasili shkruan

Si kofini pas te vjelit!

Pse qeveria refuzoi dhunshem testimin dhe perfshirjen e mjekut te familjes te kerkuar me insistim nga ne ??

Pse humben me vetedije kohe kaq te çmuar ne kulmin e pandemise?

Te pranojne qe vepruan marrezisht dhe te marrin pergjegjesite, qe u rendojne perpara shqiptareve.

Te perfshish sot mjekun e familjes dhe te porosisesh sot 30 mije teste eshte si kofini pas te vjelit.

Artikulli paraprakNard Ndoka diskrediton Ramën: Po merr në qafe edhe mjekët! Je një m*t i madh…
Artikulli tjetër“Kemi 51 viktima nga Covid-19”, ish-gazetari i BBC publikon gafën e Ramës: Ke dy vjet që…