Emri i plotë dhe zyrtar është : “Lloyd’s of London”. Për shkak të Brexit, kompania më e madhe e sigurimeve në botë mund të largohet nga Londra, qytet në të cilin lindi rreth 328 vjet më parë, në një kafene.“Vizioni është se mbajtja e marrëdhënieve me Bashkimin Europian është thelbësore, tha John Nelson, president i Lloyd’s, në darkën vjetore të shqërisë. Nëse nuk od të jemi në gjendje që të kemi akses të hapur në tregun italian, pasojat do të jenë fatale për Lloyd’s, me efekte që do të ndihen edhe te shoqëritë e tjera. Nga ana tjetër nëse ne transferohemi në ndonjë nga shtete e BE-së, do të ketë ndikim te Londra”. Fjalët e tij, të publikuara nga Financial Times, kanë tronditur tregun, pasi në këtë sektor janë të punësuar 50,000 persona dhe se kontribuon me një të katërtën e të ardhurave financiare. Nelson, tha se në çdo rast, kompania do ta mbante seline qendrore në Londër, por ai nuk dha një emërkonkret se ku mund të transferohet kompania. Hipotezat janë se një mundësi do të ishte Dublini sepse është afër Londrës, flitet anglisht dhe është një qendër e rëndësishme sipërmarrjeve të ndryshme botërore. Në një intervistë për BBC-në, Nelson tha se : “Tregu i sigurimeve është i lëvizsshëm dhe se nëse pasiguritë do të vazhdojnë gjatë atëherë duhet të vëmë në zbatim planin e kontigjencës”.
Kryesore
Continue to the categoryNgjarja e rëndë në Shkodër, reagon Elezi i PD-Demokratët Euroatlantikë: Besimi...
Në një reagim në profilin e tij në rrjetin social facabook, anëtari i Kryesisë së PD-Demokratët Euroatlantikë, Myzafer Elezi, shprehet se ngjarjet kriminale të...