BEI: Bizneset në Shqipëri financohen nga fajdet

Banka Europiane e Investimeve ka hartuar një raport për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me aksesin në financë që kanë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Raporti ndalet gjerësisht në gjithë elementët përbërës duke ju referuar shifrave konkrete, vëzhgimeve të bëra pranë institucioneve të financimit apo anketat e drejtpërdejta me to. Një ndër gjetjet që ndoshta shihet edhe si shqetësim ka të bëjë me lidhjen e madhësisë së biznesit dhe opsioneve që shfrytëzohen për nevojat financiare. Raporti i Bankës vlerëson se për Shqipërinë bizneset e vogla shfrytëzojnë edhe kredinë në të zezë apo siç njihet në gjuhën popullore fajdet. “Zakonisht, sa më të vegjël të jenë bizneset aq më të vështirë e kanë aksesin në financë. Në varësi të madhësisë SME-të kanë një apo dy nga këto mundësi për financim: remitancat, huadhënësit informal, kursimet, shoqatat e huave, institucionet e mikrofinancës, dhe bankat. Hendeqet e financimit janë më të mëdha për bizneset mikro dhe të vogla. Aksesi në financë për ndërmarrjet e mesme është më i mirë por bankat gjithsesi janë më të kujdesshme se më përpara për shkak të nivelit të kredive të këqija. Bankat gjithashtu shprehin se ka një hendek të madh në komunikimin mes tyre dhe SME-ve kurse institucionet bankare kanë staf të limituar pët t’ju shërbyer klientëve jobankarë”,thuhet në raportin e Bankës Europiane të Investimeve. Rastet e mungesës së aksesit lidhen sidomos me mungesën e planeve të mira të biznesit që paraqiten pranë bankave çka e devijojnë financimin e kërkuar në rrugë të tjera joformale.

Artikulli paraprakS’ka fuqi blerëse, tatimet i kërcënojnë bizneset për xhiron
Artikulli tjetër29 miliardë lekë u tërhoqën nga bankat në një vit