Sheiku Edvin Rama me avion çarter në Bruksel

Udhëtimi i djeshëm i Ramës në Bruksel dhe kthimi për në Tiranë është bërë me avion carter. Ndonëse kishte rezervuar më parë vendet për një udhëtim me avion në linjën normale drejt Brukselit, Rama ka ndryshuar mendim në momentet e fundit. Kreu i qeverisë bashkë me 5 shoqërues të tjerë ka preferuar të bëjë një udhëtim si sheik me një avion carter, duke refuzuar edhe udhëtimin në biznes klas të linjës së përditshme të avionëve.
Avioni ka bërë katër rrugë, të cilat janë faturuar në pagesën përfundimtare që natyrisht Rama nuk e paguan me paratë e xhepit të tij, por me paratë e taksapaguesve ndaj dhe për këtë nuk e ka vrarë asnjë herë mendjen. Avioni është porositur dhe ka udhëtuar bosh nga Brukseli në Tiranë ku ka marrë ngarkesën e Ramës me 5 miq të tij që e kanë shoqëruar për në kryeqytetin europian. Më pas, Rama nuk ka preferuar po ashtu të kthehet me linjën normale të avionëve. Ka refuzuar sërish udhëtimin në biznes klas dhe ka preferuar udhëtimin me të njëjtin avion, i cili pasi ka lënë ngarkesën është rikthyer në bazën e tij i mirëpaguar për këtë udhëtim luksi nga paratë e taksapaguesve të vendit më të varfër. Nga Kryeministria nuk ka asnjë transparencë për këtë udhëtim të Ramës me avion carter dhe nuk ka as detaje se sa ka kushtuar udhëtimi i Kryeministrit sheik të shqiptarëve. Burimet saktësojnë se kostoja e këtij udhëtimi ka qenë e lartë, sepse të tilla janë kostot e udhëtimve të avionëve carter, duke shtuar se ato rëndojnë akoma më shumë kur bëhet fjalë për porosi të momenteve të fundit sikurse ka ndodhur dje. Kostoja e këtij udhëtimi ka kushtuar shumë për shqiptarët. Pagesat e kryera për këtë udhëtim luksi të Ramës i kanë kushtuar taksapaguesve një faturë prej 110 mijë euro për katër fluturimet e këtij avioni nga Brukseli në Tiranë dhe anasjelltas. Rama vizitoi dje Brukselin për të marrë pjesë në takimin e Stabilizim-Asocimit, Shqipëri-BE. Çuditërisht po dje në konferencën për shtyp, Kryeministri sheik që udhëton me paratë e shqiptarëve me avionë carter edhe në Bruksel foli edhe për korrupsion. Nuk është aspak hipokrizi, por është shpresa që Rama ka tek kapja e drejtësisë me Reformën e re përmes Vettingut, e cila mund ta bëjë atë që të jetë i paprekshëm.
Udhëtimet me avionë carter të Ramës janë të shumta. Sjelljet e tij nuk janë ato të një kreu qeverie të një vendi demokratik, por të kreut të një karteli droge, i cili i përdor paratë e shqiptarëve sipas orekseve të tij pa i dhënë askujt llogari. Luksi i shfrenuar i kreut të qeverisë për të udhëtuar me avionë carter bëhet në një kohë që vendi është zhytur në varfëri si pasojë e korrupsionit në çdo qelizë të pushtetit. Kur shumica e shqiptarëve jetojnë nën minimimin jetik sipas raporteve ndërkombëtare, kreu i kartelit qeverisës gjen luksin për të udhëtuar me avionë carter në drejtim të Brukselit.
Po përse duhej që Rama të udhëtonte me avionë carter në një kohë që shfrytëzimi i linjave normale të udhëtimit do të bënte që ai të shpenzonte të njëjtën kohë me udhëtimin. Arsyeja është e thjeshtë dhe kjo ka të bëjë me arrogancën e pushtetit dhe delirin e liderit botëror.

Artikulli paraprakDorëheqje e ministres, procesi të ribëhet nga e para
Artikulli tjetërKapen 7 blerës votash, të gjithë drejt Dibrës