Nga diabeti vdesin 4.2 milionë në vit, pse kaq shumë frikë nga COVID-19 ?

Shefqet DELIALLISI

Pandemi është COVID-19. Pandemi e shekullit 21 konsiderohet dhe DIABETI.
STATISTIKË…

Në mbarë botën sot ka rreth 500 milion njerëz me DIABET. Në vitin 2019 DIABETI shkaktoi 4.2 milion vdekje, thënë ndryshe : 1 vdekje çdo 8 sekonda !

Pse kaq shumë frikë nga pandemia e COVID-19 dhe kaq pak nga pandemia DIABETIT ?
Ajo që e bën alarmante pandeminë COVID-19 është shpejtësia e përhapjes,befasia, fluksi i menjëhershëm drejt spitaleve.Kolapsi në sistemit shëndetësor.

Dhe…numri i madh i vdekjeve në një hapsirë të ngushtë kohe…
Imagjinoni për një çast 4.2milion vdekjet në një vit të diabetikëve të ndodhnin brenda 2 muajve !

Do kosiderohej një katastrofë.Paniku do ishte i pa parashikueshëm !
Gradualiteti, pritshmëria e fataliteteve nga DIABETI, e zbeh emocionin dhe panikun që do të pasonte…

Ndoshta një tjetër këndvështim, më pak emoconal do ishte i duhuri…
Dhe…një krahasim i goditur. Pandemia e DIABETIT është si një rritje e pakthyeshme e nivelit të detit, ndërsa pandemia e Covid-19 si një valë e izoluar e baticës pas të cilës dihet… zbatica vjen..

Artikulli paraprakPesë supervjedhjet e reja të qeverisë me tenderat sekretë
Artikulli tjetërPresidenti i Gallup: Virusi nuk është aspak ‘gjigant’, paniku, ‘vetëvrasje e një civilizimi’