Gazetari gjerman: Po punoj për një artikull tjetër për Shqipërinë, jemi duke ndjekur gjurmën e parave

Gazetari gjerman, Peter Tiede në një intervistë me moderatorin Adi Krasta në “Krasta Show” në Syri Tv ka bërë me dije se po punon për një artikull tjetër lidhur me Shqipërinë.

Në fjalën e tij, Tiede tha se është ende në proces verifikimi dhe se nuk mund të tregonte për çfarë bëhej fjalë, por tregoi se i ishte vënë pas “parave”.

Adi Krasta: A keni në dorë ndonjë fakt tronditës?

Peter Tiede: Jam edhe duke verifikuar. Jemi duke ndjekur gjurmën e parave. Kush e ka paguar avokatin që ka angazhuar Edi Rama? Populli shqiptar? Avokati është një nga më të paguarit këtu.

Artikulli paraprakBasha: Emisioni investigativ “Boom” provoi se tek infektivi përdoren maska të skaduara që në 2014-ën
Artikulli tjetër“Kontrata e lobimit e PD në SHBA është transparente”, Basha: Qeveria pagoi 720 mijë euro me tender sekret për lobim kundër opozitës