Kush e ka gënjyer kryemashtruesin? Apo…

PhD Ilir PECNIKAJ

Gjuha e shifrave për një proçes, është si gjuha e trupit përpara një interviste.

Nëse gjatë intervistës, për të arritur atë që nuk të takon, fillon dhe e “zbukuron” diskutimin me gënjeshtra, e para që të tradheton është gjuha e trupit, mënyra e levizjes, sforcimi, përdredhjet e duarve etj. E njëjta gjë është edhe me numrat, ose thënë ndryshe rezultatet e një proçesi.

Nëse mundohesh ti “zbukurosh”, të fshehësh ato që nuk të pëlqejnë, të ndryshosh disa të tjera, ndryshon komplet kahun e rrjedhës së tyre dhe nuk do të jenë kurrë në korrelacion me kahun e procesit, dhe përfundimi i tyre të çon në një përfundim të gabuar, dhe në varsi të rëndësinsë së proçesit, mund të të dergojë deri në fatalitet.
Pse e nis me këtë shpjegim?

Zëdhënsi i komitetit të menaxhimit të krizës, njëkohësisht kryeministri jonë, mbrëmë doli dhe na tha se po konsultohemi me zyrtarë gjerman, dhe ata na paskan thënë se nuk duhet të bëhen më shumë teste.

Sa e vertetë është kjo që thotë zëdhënsi kryeministër?!

Po ju sjell në vemendje disa të dhëna.

• Në tabelën 1 mund të shikojmë sasinë e tamponeve të bëra në 24 orët e fundit, dhe sasinë e tamponeve për një milion banorë, në disa shtete të ndryshme të botës, përfshirë këtu Shqipërinë dhe Gjermaninë https://www.worldometers.info/coronavirus/

Tabela 1

Raporti mes Shqipërise dhe Gjermanisë (tampone për 1.000.000 banorë) është 50 herë më shumë në favor të Gjermanisë. Jo vetëm kaq por dhe vendi që ka numrin më të ulët pas nesh është Serbia e cila e ka plot 6.1 herë më të lartë se ne sasinë e analizave virologjike për një milion banorë. Atëherë mbi c’baza është nisur ky këshilltarë Gjerman për t’ju thënë se numri i analizave qënka i mjaftuesjëm??? Mos është ndonjë mbetje e atyre gjermanëve që u strehuan gjatë luftës tek Veronik, të cilet lanë ndonjë “amanet” për t’ju këshilluar nipit të saj në ditë të vështira…?

• Një e dhënë tjetër është ky grafik që do shikoni më poshtë:

Grafiku 1 është i ndërtuar mes raportit;

• banore/ për 1 tampone (ngjyra jeshile)

• Numri i vdekjeve/për milion banorë (ngjyrë blu)
Siç mund të shikohet këto dy kurba janë shumë të ngjashme me njëra tjetrën, me përjashtim në zonën ku është Shqipëria, ku pikat e kurbës janë diametralisht të kundërta, dhe formojnë një romb me kënd shumë të gjërë.

Grafiku 1

Kjo është një e dhënë shumë domethënse e cila hedh poshtë strategjinë e ndjekur deri më tani, nëse ka ekzistuar një e tillë (unë dyshoj shumë për këtë).

• Tani në tabelen 2 mund të shikojmë se si ka evoluar epidemia në ato shtete të cilat, pikën kryesore në menaxhimin e situatës pandemike kishin depistimin e popullsisë që në minutat e para të fillimit të saj (këto shtete kanë bërë më shumë se 10 mijë tampone për një milion banorë), dhe mes tyre kam vënë edhe Shqipërinë për të parë diferencën.

Tabela 2

E veçanta e pjesës më të madhe të këtyre shteteve është se kanë bërë një sasi shumë të madhe tamponesh në fillim duke e kapur kontaminimin në kohë shumë të hershme, ku fuqia e tij dëmtuese është shumë më e vogël, dhe si rrjedhojë edhe kurimi i saj është me i lehtë. Kjo shihet qartë në mes raportit të atyre që kanë ndërruar jetë me rastet pozitive.
Edhe kjo është një tjetër e dhënë që ulëret, duke na vënë në dijeni se mungesa e testeve është dukshem një mangësi shumë e madhe e cila e nxjerr qartazi daljen nga guida e direktivave të OBSH, dhe si e tillë daljën jashtë kontrollit të menaxhimit të situatës pandemike.

I gjithë ky lexim gjuhësorë i numrave, shqiprim i tyre, të çojnë në një përfundim se , në rastin më të mirë, këto shifrat e dhëna nga MSH janë shumë të varfëra, dhe si të tilla tregojnë se menaxhimi i pandemisë ju ka dalë nga dora. Kurse në rastin tjetër, realisht për mua , këto të dhëna janë të manipuluara dhe në një kohë kur “ujrat të jenë të qeta” realiteti i tyre do dalë në shesh.

Ndaj z. ZëdhënësNaltëgjatësi ndërro “keshilltarë” (gënjeshtër), sepse edhe këtë herë si përherë, ja ke fut kot.

Artikulli paraprakShqiptari i drejton armën policëve amerikanë, ata e ekzekutojnë në vend
Artikulli tjetërPropaganda mbi rregullat shëndetësore, e pabesueshme se si…