Në Itali janë regjistruar 415 viktima të tjera nga COVID-19 në 24 orët e fundit teksa totali shkon në 26 mijë e 384 që prej futjes së pandemisë në vendin fqinj.
Nga ana tjetër, numri i të infektuarve në total pritet të kapë 200 mijë javës tjetër duke qenë se ditën e sotme është kapur shifra e 195 mijë teksa në 24 orët e fundit u regjistruan 2 mijë e 622 raste të reja.
Nëpër spitalet italiane ndodhen 21 mijë pacientë nga të cilët 2102 në terapi intensive.
Numër të lartë ka pasur edhe sa u përket të shëruarve plot 2622 në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 63120të shëruar, teksa pardje ishte dita me më shumë të shëruar plot 3033 teksa ky trend i lartë i të shëruarve është prej disa ditësh.