Shkon në 726 numri i të prekurve me Covid 19, ndërron jetë një i infektuar

Shkon në 726 numri i të prekurve në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë zbuluar 14 raste të reja me Covid 19, ndërkohë që një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit.

Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit nga testImi i 264 personave të dyshuar janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 9 raste të reja në Krujë, 4 raste në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Po kështu, gjatë  24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410. Ndërkohë,  siç i raprortua dhe më herët, ditën e sotme ka humbur jetën  në spitalin  COVID 2 një 60-vjeçar nga Tirana, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera, si hipertensionit, diabeti dhe obeziteti.

Aktualisht në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Ndërsa, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë në terapi intensive në gjendje të rënduar dhe 4 pacientë janë në pavion.

Njoftimi i plotë i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë: 14 raste të reja, shkon në 726 numri i të prekurve Gjatë 24 orëve të fundit një pacient ka ndërruar jetë. Deri tani, 410 të shëruar nga COVID19. Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik.

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19.

Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë  janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.

Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej dy javësh në reanimacion, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Krujë, Tiranë , Shkodër. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Artikulli paraprakQeveria të adoptojë propozimet e PD: Ja masat e domosdoshme shëndetësore për fillimin e daljes nga izolimi
Artikulli tjetërEksperti: Paketa e qeverisë nuk mbulon as minimumin jetik, vetëm për ujë e drita duhen 100 mijë lekë në muaj