Eksperti: Paketa e qeverisë nuk mbulon as minimumin jetik, vetëm për ujë e drita duhen 100 mijë lekë në muaj

Mateo Spaho, ekspert ekonomie ka qenë i ftuar në Fax news, ku shpjegoi në një lidhje skype, se pse ndihma e dhënë nga qeveria për qytetarët është e pamjaftueshme. Spaho tha se paketa prej 40 mijë lekësh që iu është dhënë për tre muaj personave që kanë humbur punët, apo që aktiviteti i tyre është mbyllur, nuk mbulon as minimumin jetik që i duhet një familjeje në një muaj.

Pa shtuar faktin se shqiptarët përballen dhe me fatura të larta të ujit apo dritave, gjë që do e bënte të pamundur tërësisht jetesën e tyre. Sipas ekspertit të ekonomisë, qeveria shqiptare nuk ka mundësi që të marrë para nga jashtë, pasi prej 7 vitesh e ka çuar borxhin publik në nivelet më të larta.

“Realiteti flet për një masë që nuk kalon 110 milionë euro, të dyja paketat e qeverisë janë gati 3% e prodhimit të brendshëm bruto, që po të heqësh pagat mbetet që për ekonominë janë dhënë vetëm 1%. Goditja që ka marrë ekonomia shqiptare është shumë e madhe, gjë që është thënë dhe nga vetë FMN. Masat janë të pamjaftueshme, pasi fshat e popullsisë që janë të përfshira janë shumë të vogla.

Dua tiu kujtoj se në Shqipëri ka 1 milionë të punësuar, me dhe pa letra, dhe ndihma që është dhënë është qesharake, nuk merren parasysh standardi minimal jetik, që është 17 mijë lekë në muaj për person. Që do të thotë një person që ka marrë 40 mijë lekë për tre muaj, shifra që ai përfiton është 13 mijë lekë, pa harruar që ka nga pas dhe një person tjetër.

Të mos harrojmë që familjet paguajnë taksa dhe fatura, energjia elektrike që nga viti 2013 është rritur me 23 %, çmimi i ujit është pesëfishuar, nëse bëjmë një llogari të tjeshte 10 mijë lekë ikin për faturat e ujit dhe të dritave. Pa thënë pastaj për pagesën e shkallës, qerave apo kredive, shifra që ata kanë marrë si ndihmë nga shteti është e papërfillshme.

Jemi përballë një fakti që qeveria nuk ka dhënë para, faji nuk është i tanishëm, por është produkt i 7 viteve, ku niveli i borxhit publik ka shkuar në 66%, në ndryshim nga Serbia psh. që ka ulur borxhin, dhe sot ka mundësinë që të marrë para, pasi e ka këtë rezervë me borxhin që nuk e ka marrë”, tha Spaho.

 

Artikulli paraprakShkon në 726 numri i të prekurve me Covid 19, ndërron jetë një i infektuar
Artikulli tjetërSpaho: Bizneset po falimentojnë, Rama bën si klloun…