Ish-Kryeministri Berisha ka ironizuar dy nga veprat publike të propaganduara me të madhe nga Rama, Lungomare në Vlorë dhe stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër. Të dyja këto vepra, ditët e fundit kanë dëshmuar në cilësinë skandaloze të punimeve që janë kryer pavarësisht miliona eurove që janë marrë nga paratë e taksapaguesve për ndërtimin e tyre.
“Dy veprave publike të piktorit dështak Lungomares së Vlorës, për të cilën burgosi Shpëtim Gjikën dhe stadiumit të Shkodrës, për të cilin ndau me Arben Dervishin 22 milionë euro iu doli kallaji pa përfunduar akoma!
Kështu, Lungomarja, aq e reklamuar nga piktori dështak nuk ishte gjë tjetër veçse kthimi i rrugës ekzistuse me katër korisi në kundërshtim me projektin në rrugë me dy korsi dhe me një bërdungull të gjerë betoni në mes, gjë që zgjati nga 5-15 në 40-50 minuta kohën e kalimit me makinë të zonës së Ujit të Ftohtë, duke ndëshkuar rëndë qytetarët, pushuesit dhe turizmin në tërësi të këtij qyteti dhe mbushur xhepat e piktorit dështak.
Po kështu në stadiumin e Shkodrës piktori dështak ndau rreth 22 milionë euro me Arben Dervishin dhe i ndryshoi projektin duke i hequr 2200 vende nga projekti si dhe tartanin e pistës dhe anekset, pa të cilat është larg së qeni stadium olimpik.
Stadiumi i ri sapo u inaugurua, gjatë dy ndeshjeve me radhë u përmbyt sikur të ishte ndërtuar rezervuar uji dhe jo stadium futbolli”, shkruan Berisha në reagimin e tij.