Dy raste të reja me Covid-19 në Shkodër, infektohet edhe një infermiere

Dy raste të reja janë zbuluar me Covid 19 në qytetin e Shkodrës, nga 29 testime që janë kryer gjithsej. Burime bëjnë me dije se dy rastet pozitive janë të vajzës së një rasti pozitiv që u konfirmua gjatë ditës së djeshme, në lagjen Kiras, dhe një infermiere në Prekal.

Kjo e fundit dyshohet se ka pasur kontakt me persona të prekur më herët me Covid 19. Të dy rastet pritet të konfirmohen në njoftimin e ministrisë, që bëhet zakonisht rreth mesditës.

Deri dje në vendin tonë ishin të prekur me Covid19 736 persona, nga të cilat 10 ishin raste të reja, ndërkohë që numri i jetëve të humbura ka shkuar në 30, me dy raste në 24 orët e fundit.

Një lajm i mirë është që në vendin tonë, numri i rasteve që janë shëruar, prej ditësh e ka kaluar atë të rasteve që janë ende aktive.

Artikulli paraprakDonald Trump: E di të vërtetën për Kim Jong Un, në një të ardhme jo të largët…
Artikulli tjetërShkoi për të kërkuar pagën e “luftës”, pronari me një tjetër e masákrojnë me thíkë