Ortaku i Peleshit te droga në Korçë

Zbulohen parcelat me kanabis të zëvendëskryeministrit Niko Peleshit në Korçë. Skandali është publikuar nga ish-Kryeministri Berisha, nëpërmjet një postimi në Facebook, duke iu referuar mesazhit të një qytetari nga Korça. Në postimin e tij, Berisha shkruan, se Niko ka lidhje të ngushtë me narkotrafikantët dhe ara me kanabis në Korçë.
“Qytetari dixhital denoncon: Lidhjet e ngushta të Peleshit me arat e kanabisit në Korçë dhe narkotrafikantë! Shtoj këtu dhe një herë se, në përgjimet e Shërbimeve partnere emri i Peleshit është i treti më i lakuari nga trafikantët, pas Ramës dhe Saje qorrit! sb”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e qytetarit.
“Përshëndetje z Berisha, i thoni ju lutem Peleshit se, kanabisi është mbjellë në Korçë në fushën e dytë, të tretë dhe të katërt në Drenovë në zonën e Bozdovecit dhe policia nuk ndërhyn.
I kanë banditë dhe kriminelë që qëndrojnë me Niko Peleshin. Në Korçë i shikon rëndom tek hoteli i një biznesmeni, ortak me Peleshin dhe njeriu që administron çdo tender. E quajnë Spiro Bardhi, e ka pseudonimin Ragami.
Banditi tjetër është Dania. Ky ka dalë së fundi nga burgu në Greqi dhe është në Korçë. Këta janë njerëzit e Peleshit dhe kanabisit në Korçë. Këto të dhëna i keni të sakta, pas akuzave të drejta ndaj Peleshit”, përfundon mesazhi i qytetarit nga Korça.

Artikulli paraprak4 ton drogë me vlerë 200 milionë euro nga Shqipëria kapet në Itali
Artikulli tjetërMafia, vritet ish-kreu i OST dhe drejtuesi i PS