Strazimiri i përgjigjet drejtorit të Urgjencës: U vërtetua shqetësimi për falsifikimin e të dhënave për Covid-19

Nga Gent STRAZIMIRI

3 ditë më parë e gjithë media publikoi një chat në whatsapp, një nga ata ku rëndom taulantët, erjonët, edvinët, dmth delenxhinjtë e “Partisë”, detyrojnë vartësit të bëjnë komente pozitive në facebook të “shefit”!

Ajo që më bëri përshtypje të tmerrshme në këtë lajm ishte fakti se nuk bëhej fjalë si rëndom, për një politikan, por për një mjek, për më tepër drejtori i urgjencës kombëtare, e që në dijeninë time nuk është njeri politik…

Shqetësimi im në fakt qëndronte tek fakti se sa ka gisht “Partia” tek statistikat që na serviren për Covid -19, nëse “teknicienët” përdorin të njëjtat metoda delenxhinjsh për të falsifikuar “përkrahjen” në fb në lidhje me broçkullat kontradiktore që publikojnë!!

Në fakt sot, fatkeqësisht shqetësimi im është më shumë se i vërtetuar…

Megjithëse statusi im nuk u pasqyrua në media, delenxhinjtë e “Partisë” e paskan lexuar, qenkan përcëlluar, aq sa të angazhojnë sektorin e propagandës për plot 3 ditë…

Sot, pas 3 ditësh, “Partia” e delenxhinjve ka shpërndarë në media një reagim, ku shqetësimi, përcëllimi, duket të jetë përmendja e “byrosë politike”, dmth e taulantëve, erjonëve, edvinëve dhe metodave të tyre, për më tepër bërë përmes fb të “mjekut” që nuk e dija njeri politik…

Miqve, kryesisht nga Vlora, që më kërkojnë t’i drejtoj ca pyetje retorike që do të vërtetonin delenxhillëkun e tij, do u thoja që kjo nuk do të përbënte asnjë dallim.

E ka vërtetuar gjithçka me dorën e tij, që në momentin që për t’u shfajësuar pranoi të heshtë, të presë 3 ditë, e pastaj të publikojë një produkt të “Partisë”, shpërndarë nga “Partia”, për të mbrojtur “Partinë”… jo veten e as dinjitetin e tij personal e profesional!!!
KAQ!

ra 2

Artikulli paraprakBorderoja e turpit
Artikulli tjetërVideo/ Punonjëset e fasonërisë në protestë, fabrika u mbyll, por nuk morën ndihmë, reagon ish-deputetja