Nga Qamil Gjyrezi
Kryeminstrat në historinë politike në Shqipëri kanë ardhur nga fusha të ndryshme. Analizën do ta filloi mbas luftës së dytë botërore kur Shqipërinë e drejtuan një “cetë maskarenjsh” pa formim dhe shkollim të mirëfilltë.
Ish-drejtuesit komunistë vinin nga shpellat dhe mali dhe e drejtuan Shqipërinë si shpellarë dhe kriminelë. Krye banditi Enver Hoxha ka përfunduar vetëm shkollën e mesme “Liceun e Korcës” dhe ka dështuar me studimet e tija në Francë.
Formimi juridik i drejtuesve të nomenklaturës ishte shumë i ulët në planin profesional, etik dhe juridik. Gjykatat drejtoheshin nga kriminelë lufte që merrnin vendime gjygjsore me urdhëra politikë.
Në periudhën e marëdhënjeve të mira me Bashkimin Sovjetik, studiuan disa individë në shtetin ish-komunist të Stalinit.
Mbas Enver Hoxhës, Shqipërinë e drejtuan kryeminstra ish-kriminelë lufte si Mehmet Shehu dhe më vonë Ramiz Alija që nuk kishin asnjë formim juridik, përvec formimit ideologjik komunist. Shteti drejtohej nga nomenklatura ish-komuniste dhe shteti i së drejtës kishte shumë pak rëndësi.
Mbas viteve 1990 Shqipëria u drejtua nga Kryeminsitra arkeologë, mjekë, një ish-ekonomist marksist dhë së fundi nga një piktor klloun që nuk ka asnjë formim juridik.
Formimi juridik ka një rëndësi të vecantë për një drejtues qeverie në vendet e zhvilluara perëndimore dhe sidomos ata shtete që janë drejtë integrimit europian.
Spunton emora nga debati i Zotit Lulzim Basha në emisionin Opinion , kur iu drejtua direkt Fevziut: “Ke kujdes së në panel nuk ke një piktor, por një jurist”.
Formimi juridik i Bashës është në një nivel shumë të lartë dhe këtë e tregoi në këtë panel, duke i’u referuar të drejtës romake dhe duke dhënë argumena të mbështetura tek kushtetuta e vendit dhe procedurat civile dhe penale shumë saktë.
Reforma në drejtësi dhe dalja nga kriza ekonomike, kushtetuese dhe shoqërore e bën të domosdoshëm drejtimin e vendit nga mendimi jurik dhe një politikan me formim juridik perëndimor sic është Lulzim Basha!