PhD Ilir PECNIKAJ
Siç mund të shikojmë, nga të dhënat e deri tanishme të pandemisë, unë kam perzgjedhur disa shtete. Kjo përzgjedhje është bërë mbi bazën e masave shtrënguese të qeverive përkatëse, dhe kryesisht nga Komuniteti Europian[1]. Për çdo grup kam marrë nga dy shtete.
1. Itali dhe Spanjë. Të dy këto shtete kanë numrin më të madh të rasteve pozitive në Europë. Që të dyja këto shtete kanë adoptuar të njëjtën strategji[2], e cila parashikon një mbyllje nacionale, mbyllje të fluturimeve, mbyllje të ngadaltë të lëvizjeve nacionale, dhe mbyllje të menjëhershme dhe totale të shkollave.
2. Greqi, Slloveni. Dy shtetet që kanë adaptuar të njëjtën strategji, atë të mbylljes totale, qoftë nacionale (karantinë totale), qoftë internacionale (mbyllje e kufinjve dhe aeroporteve).
3. Gjermani dhe Austri. Dy shtete që kanë përdorur një strategji më të butë se shtetet e tjera, ku e vetmja mbyllje totale ka qënë ajo e të gjithë ciklit të edukimit dhe të njësive jo esensiale[3].
4. Zvicëra* dhe Letonia. Dy shtete që te vetmen mbyllje nacionale që kanë bërë kanë qënë shkollat, gjithë pjesa tjetër u la në koshiencën e qytetarëve.
5. Ishujt Faraoe, Islanda dhe Arabia Saudite**. Këto tre shtete janë përzgjedhur sepse kanë arritur të bëjnë më shumë se sa 1test/10 persona (Arabia Saudite 1/8.5 banorë, kurse Ishujt Faraoe dhe Islanda kanë 1/7 banore), pra kanë një numër shumë më afer reales.
6. Kosova[4]***, Maqedonia*** dy shtete, komshinj të Shqipërisë dhe me masa shtërnguese thuajse të njëjta mes njëra tjetrës.
7. Shqipëria[5]….I vetmi shtet i cili ka njëkurbë të tillë, e cila i ngjan më shumë një zhgarravine se sa një kurbe e cila mund të ketë një sens logjik.
Cilat janë karakteristikat e këtyre grupeve dhe si paraqiten ato?
Një nga vlersimet që rrjedh nga mbledhja e të dhënave të përditshme dhe hedhja e tyre në një grafik është krijimi i të ashtuquajturës kurba Gaussiane nga e cila marrim shumë informacione, ku më kryesoret janë, fillimi, arritja e kulmit dhe projeksioni i përfundimit, në këtë rast, të pandemisë. Pra me pak fjalë duhet të shikojmë se këto të dhëna të hedhura në një grafik i ngjajnë apo jo formës së “këmborës”, shumë të domosdoshme për sinjalizimin e ndryshimeve në strategjitë qeveritare.
Ndërtimi i një kurbe bëhet mbi modelet statistikore. Raporti mes modelit teorik (atij statistikor) dhe atij të krijuar nga të dhënat reale shprehet përmes “konstantës së korrelacionit” ( R2). Kjo kostante na jep afërsinë e grafikut praktik të formuar nga të dhënat reale, të papërpunuara, me modelin statistikor ideal që kërkohet për tu përdorur. Në bazë të tipologjisë së modelit statistikorë të përzgjedhur, bëhet edhe renditja e vlefshmërisë të vlerave praktike. Në përgjithësi kur flasim për kurba polinomiale, vlersimi bëhet në këtë mënyrë: Me vlerat 0.85 ≤ R2≥1 kurba do të thotë se ka vlera shumë të mira 0.6 ≤ R2≥0.85 ka një afërsi të mirë, 0.5 ≤ R2 është e pranueshme, dhe më e vogël se 0.5 nuk mund të merret për bazë sepse devijimi është shumë i madh nga modeli statistikorë.
Duke parë edhe natyrën e marrjes të të dhënavëe dhe shpërndarjës së tyre në një kohë shumë të gjatë, me raporte të ndryshëm mes personave pozitiv dhe tamponeve, me dendurinë e personave në vende të caktuara etj.., të gjitha këto ndikojnë negativisht në dergimin e kësaj kurbe drejt modelit statistikorë, dmth drejt R2=1.
Bazuar se cfarë u tha më sipër, mund të dallojmë se të gjitha shtetet e përmendura më sipër, kanë një 0.5 ≤ R2≥0.8, që do të thotë se kurba është formuar dhe statistikisht është e pranueshme krahasuar kjo me modelin statistikor, përjashto këtu Arabinë Saudite që është akoma në pjesën e parë të kurbës dhe siç shihet është shume afër teorikës me njëR2=0.94.
I vetmi që bën përjashtim këtu është Shqipëria, kurba e së cilës, siç shihet në figurë, nuk i afrohet apsolutisht modelit statistikor, sepse R2 është shumë e ulët (R2=0.23).
Çfarë do të thotë kjo?
Për këtë janë disa shpjegime:
a) Mundet që vala kryesore të ketë kaluar më përpara se sa të fillohej marrja e të dhënave, (shumë zëra profesionistësh të lirë, mjek të nderuar që thonë, -se piku kryesorë ka qënë në janar-shkurt, kjo bazuar në vizitat e shumta dhe analizat alternative, qoftë ato grafike apo instrumentale). Për këtë është heshtur gjithmonë nga komiteti i Surrelit (nuk i them dot komitet shkencorë, me gjithë respektin që kam për secilin prej tyre si hulumtues, por duke qënë se gjatë kësaj kohe, të shtyrë apo me deshirën e tyre, thonë vetën idiotësira, që bëjnë të ulin kokën nga turpi çdo koleg, kur i dëgjon duke folur). E vetmja gjë që hedh dritë mbi këtë fakt është tashmë analiza imunologjike, për të parë se nëse kemi persona imun apo jo, jashtë personave të cilët janë identifikuar me tampone si pozitiv ndaj COVID-19. Sipas shumë artikujve shkencorë, të gjithë të infektuarit me COVID-19, pas kurimit zhvillojnë anti trupa[6], lehtësisht të identifikueshem me analizat imunologjike qoftë sasiore ose cilësore[7].
b) Mungesa e një strategjie fillestare, dhe bërja e analizave randum, e cila më pas të çon edhe në;
c) Të dhënat janë të manipuluara, dhe kjo mund të bëhej vetëm më një urdhër nga gjenerali i Surrelit, babai i kombit dhe udhëheqësi internacional, për të tundur flamurin e “Fanarit Ndriçues” Botërorë.
Duke qënë se përgjigje duhet të na japë ai grup teknikësh, që me një fanatizëm të pa parë i ka shpërndarë këto të dhëna, nuk besoj që do të kemi një përgjigje të saktë, sepse ajo duhet të vinte bashkë me një “mia culpa” e një ndjesë publike nga ky komitet.
P.S: Për dashnorët e zhgarravinave, dua t’ju them se ky grafik është i denjë të rreshtohet në kalvarin e pikturikjeve të Edi Ramës dhe asgjë më shumë.
PhD Ilir PECNIKAJ
[1]https://www.worldometers.info/coronavirus/.
2https://ec.europa.eu/info/live-work-travel-eu/health/coronavirus-response/european-roadmap-lifting-coronavirus-containment-measures_it
3https://ec.europa.eu/info/live-work-travel-eu/health/coronavirus-response/european-roadmap-lifting-coronavirus-containment-measures_it
4https://en.wikipedia.org/wiki/2020_coronavirus_pandemic_in_Kosovo
5https://new.shendetesia.gov.al/
6https://www.nature.com/articles/s41591-020-0897-1
7https://www.nature.com/articles/s41591-020-0887-3
* Zvicra dhe pse jo në KE ishte dhe është një nga vendet më liberale në botë për nga marrja e masave për këtë pandemi.
**Arabia Saudite. U mor për këtë sondazh sepse është një nder 3 vendet në botë që deri më tani ka bërë më shumë se 1 tampon/ 9 banorë
***Kosova dhe Maqedonia e Veriut u moren jashtë KE per të pasur një tjetër grup, i cili ka më shumë afërsi gjeografike, kulturore dhe demografike me Shqipërinë.