Rikthimi i studentëve në auditore, krytari i FRPD ngre 8 çeshtje që qeveria nuk i ka dhënë zgjidhje: Ministria nuk ka asnjë plan

Rikthimi i studentëve në auditore dhe konvikte, krytari i FRPD, Belind Këlliçi ngre 8 çeshtje që qeveria nuk i ka dhënë zgjidhje: Ministria nuk ka asnjë plan

Ndonese eshte lajmeruar se ne qershor do te kthehen nje pjese e studenteve ne auditore, ende nuk ka asnje plan konkret se si do te mbrohet shendeti i studenteve dhe pedagogeve!

Ministria e Arsimit s’ka ende asnje plan per kete ceshtje, nderkohe qe e gjithe Europa po ndermerr hapa te vegjel, duke patur prioritet kryesor shendetin e qytetareve.

Sot ende nuk e dime se:

Cilat jane masat konkrete te marra?

Si do te jete shperndarja e studenteve ne auditore?

A ka ambjente apo hapesira te mjaftueshme?

A ka numer te mjaftueshem pedagogesh per te dhene mesim ne disa auditore te se njejtes lende njeheresh?

Si do te behet dizinfektimi i ambjenteve?

Si do te veprohet me fletet e provimeve?

Nje numer i madh studentesh vijne nga rrethet dhe ende nuk dihet:

Si do te behet akomodimi i tyre neper konvikte per te ruajtur distancimin social?

Sa studente do te qendrojne ne nje dhome?

Ne vend qe tu jape zgjidhje ketyre ceshtjeve te rendesishme per shendetin e studenteve, Ministria e Arsimit e ka mendjen te kape dhe universitetet me zgjedhje farse, ne kundershtim me ligjin dhe frymen e Kushtetutes dhe ne nje kohe kur sfida kryesore ne vend eshte jeta dhe shendeti i qytetareve!

Sot shume vende kane shtyre zgjedhjet politike, sic eshte dhe rasti konkret i Maqedonise se Veriut, ndersa Ministria e Arsimit tone kerkon te beje zgjedhje ne universitet, pa studente e pa pedagoge! Kete absurd e standard vetem Rilindja mund ta arrije!

Artikulli paraprakBerisha: Të hapen menjëherë kishat për meshat dhe xhamitë për faljet e muajit të Ramazanit
Artikulli tjetërAshpërsohen tonet, Kina reagon pas komenteve të Pompeos për origjinën e koronavirusit