10 raste të reja me Covid-19, zgjerohet harta

10 raste të reja janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin total të personave të prekur në 842. Nga 275 testime që janë kryer në 24 orët e fundit, 3 raste të reja janë zbuluar në 3 Tiranë, 3 në Krujë, 2 në Kamëz dhe 2 në Shkodër.

Numri i personave që qendrojnë në spitale vijon të jetë i njëjtë me dje, 38, 7 prej të cilëve ndodhen në terapi intesive.

Sipas të dhënave rastet e reja janë kontakte të personave që kanë rezultuar pozitiv në ditët e kaluara, ndërsa ka një ulje të personave që janë gjetur pozitiv, nga 12 që ishin ditën e djeshme.

Deklarata

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19. Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus. Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Shpërndarja e rasteve aktive
Tiranë 96
Krujë 69
Shkodër 16
Kamëz 8
Kurbin 4
Elbasan 3
Fier 3
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

 

 

 

Artikulli paraprakTë babëzitur edhe në kohë pandemie, Mazniku i Veliajt me dy rroga, kjo është paga e “paqes”…
Artikulli tjetërBiznesi i vogël me humbje të mëdha. Një bar kafe është minus 1.5 milionë lekë çdo muaj, Qeveria pasuron oligarkët