Zëdhësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë. Zhupa shkruan në reagimin e saj se, të dhëna personale të qytetarëve po përdoren nga Portali e-Albania për llogari të kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se portali e-Albania që ka marrë të dhënat tona për shkak të lejeve të situatës së koronavirusit dhe po i përdor ato për sondazhe politike dhe mund t’i përdorë nesër për çdo qëllim tjetër.
Postimi i plotë
Perdorimi i te dhenave personale te qytetareve per llogari te kryeministrit Rama, eshte shkelje e rende e ligjit!
Portali e-albania qe ka marre te dhenat tona per shkak te lejeve te situates Covid-19, po i perdor ato per sondazhe politike dhe mund t’i perdore neser per çdo qellim tjeter.
Ne emailin e qytetareve ka ardhur nje email qe nis me emrin dhe mbiemrin e tyre qe ju kerkon te plotesojne nje sondazh, i cili po ashtu ne fund kerkon perseri te dhena personale edhe nuk eshte anonim.
Sondazhi politik i shkruar me pyetje qe diktojne suksesin e qeverise: “rezultatin e shkelqyer te arritur ne luften ndaj covid” me fraza te tilla qe skane lidhje fare me sondazhet serioze edhe anonime.
Terheqja nga Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut, shkelja e kushtetutes dhe shkelja e ligjeve ne menyre te vazhdueshme eshte metoda e vetme si po qeveris dhe po menaxhon situaten Rama dhe qeverisja e tij e deshtuar.