Protesta për pagat/ 150 punonjës të fasonerisë në këmbë nga Kuçova në Berat

Me kalimin e ditëve duket se askush nuk po pyet më për koronavirusin, dhe të gjithë po dalin në rrugë për pagën e luftës, dhe për bukën e familjeve të tyre.

Punonjësit e fasonerisë nga qyteti i Kuçovës janë mbledhur sot të gjithë bashkë dhe janë nisur që herët në mëngjes nga qyteti i Kuçovës për të protestuar për të dytën ditë radhazi përpara Drejtorisë së Tatim-Taksave Berat. Për shkak të mungesës së mjeteve urbane dhe autobuzave, ata e kanë përshkruar qytetin e Beratit në këmbë por janë ndaluar nga policia në afërsi të Urës së Varur.

Pas shumë debateve me forcat e policisë, që shoqëruan në polici disa prej protestuesve, të tjerët mundën të shkojnë ti bashkohen protetsës. Një përfaqësi e punonjësve të këtij biznesi që prodhon çanta në qytetin e Kuçovës kanë protestuar edhe dje përpara Drejtorisë së Tatimeve. Shkak për këtë protestë është bërë mos-pagimi i “pagave të luftës” për 159 punonjësit e kësaj ndërmarrjeje që me vendim të qeverisë është mbyllur në datën 9 Prill. Protestuesit shprehen se,fasoneria ku ata punojnë ka 159 punëtorë dhe të gjithë janë të siguruar por askush nuk ka marrë “pagën e luftës”.

Protestuesit kërkojnë tu kalohet menjëherë kjo pagë që u është premtuar nga kryeministri dhe të mos tallen me djersën e tyre. Punonjësit kanë deklaruar se,nqs nuk u kalon “paga e luftës” siç u është premtuar ata do të përshkallëzojnë protestat e tyre,deri në grevë urie.

Ndërmarrja fasone e prodhimit të çantave në qytetin e Kuçovës ka 159 punëtorë dhe për shkak të situatës së rënduar nga pandemia e virusit Covid-19, ky biznes është mbyllur në 9 Prill.

Artikulli paraprakPartia Demokratike është në krah të çdo qytetari që ngre zërin për liritë dhe të drejtat, Edi Rama s’mund të marrë shqiptarët peng
Artikulli tjetër8 raste të reja me Covid-19, ja ku ndodhen vatrat e nxehta