Furgoni me miell për blerjen e votave

Thasë me miell në këmbim të votave u nisën masivisht drejt Dibrës. Furgonat ndalonin pranë çdo fshati e zone të Dibrës e shpërndaheshin nëpër familje ku u kërkohej në këmbim vota. Foto që publikojmë sot dëshmon se si zbraseshin furgonët nga thasët me miell dhe niste më pas shpërndarja. Banorët në fshatin Lishan i Epërm konstatuan një furgon që shpërndante miell në këmbim të votës. PD, e cila denoncoi këtë rast shton se banorët kryen arrestim qytetar për shoferin e furgonit. Miliona para u morë përmes buxhetit të Bashkisë  së Dibrës për të shkuar në favor të blerjes së votave. Vetëm në buletinin e një jave më parë të Prokurimeve Publik u shpallën me dhjetëra njoftime për fituesit dhe lidhjen e kontratave për nisjen e punimeve nga kjo bashki. U shpall fitues për kanalizimet e ujërave të zeza përgjatë përroit të Tominit, kompania “DODA NDERTIM” shpk, Peshkopi me fond limit 3,2 milionë lekë. Gjithashtu kompania “SELAMI” Shpk me aktivitet në Peshkopi u shpall fituese për sistemin dhe asfaltimin e rrugës Borde –Peshkopi me një vlerë  65 milionë lekë megjithë TVSH. Burimi i financimit për këtë rrugë është buxheti i shtetit dhe Bashkia e Dibrës. Bashkia e Dibrës hapi tenderin për shërbim, përmirësim i infrastrukturës Vendore, Aksesit, Lëvizshmërisë dhe Rivitalizim i Hapësirave Publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës me vlerë 1 milion lekë. kompania “EGLAND” u shpall fituese për punime për rrethim dhe shtesë për depon e ujit në Shkollën Karmën “Myslim Shehu”, me vlerë 833 mijë lekë. Bashkia e Dibrës ka përfshirë në procedura prokurimi me vlerë 10 milionë lekë mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit. Në fund të muajit që shkoi u hap tenderi për sistemim i përroit të Llixhave, Segmenti Ura e Pazarit-Lixha dhe Rikualifikimi Urban i Zonës” me vlerë 3.3 milionë lekë pa TVSH-në. U fut në fund të muajit që shkoi në procedura prokurimi “Shërbim Projekt zbatim i objektit Rikonstruksion i Rrugës Kryesore –ish-NBSH deri ish-SMT” me vlerë 5 milionë lekë. Dy muajt e fundit prokurimet e fondeve publike për Bashkinë e Dibrës janë shumëfishuar në krahasim me njësitë e tjera vendore që kanë të njëjtën madhësi, kjo vetëm me qëllim blerjen e votave në DIbër në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë.

Para, thasë me miell, shantazh dhe deri dhunë ndaj votuesve

Blerje me para, duke nisur nga 20, 50 e deri në 100 mijë lekë të vjetra, thasë me miell, ndihmë ekonomike, pension invaliditeti, si dhe shantazh e deri dhunë ishin mjetet e gjithpërdorura nga banda e Ramës. Në çdo zonë elektorale kur do të votohej për Bashkinë Dibër, banda ishte ndarë në grupe të mirorganizuara ku votuesve në këmbim të votës u ofroheshin para ose thasë me miell. Me fakte dhe prova të pakontestueshme, shtabi elektoral i Partisë Demokratike ka denoncuar blerjen e votave në favor të kandidatit të majtë, Muharrem Rama. Demokratët denoncuan se po shpërndaheshin para dhe miell dhe ka përpjekje për shantazh ndaj votuesve. Skema e blerjes së votës, si dhe ushtrimit të shantazhit ndaj votuesve ishte shtrirë në të gjithë zonat elektorale.
“Banorët e Maqellarës kapën në mesnatë duke shpërndarë lekë për blerje votash zyrtarin e Drejtorisë së Tatimeve Artan Isaku, vartës i shtetasit Dionis Ymeri me detyrë drejtor i Tatimeve për Dibrën. Dionis Ymeri është kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në Prokurori më datë 1 shtator si anëtar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës. Konkretisht shtetasi Dionis Ymeri, me detyrë drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër, është kallëzuar në Prokurori si personi përgjegjës i ngarkuar me detyrën e sigurimit të fondeve financiare për blerjen e votave”, thuhet në deklaratën e shtabit elektoral të PD-së.
Shtabi Elektoral i Partisë Demokratike është shprehur se ky krim elektoral po gjen mbështetjen edhe të uniformave blu. “Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, i kanë dhënë mbështetje këtij krimi elektoral. Bert Aga është kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike më 1 shtator si anëtar kryesor i grupit të strukturuar kriminal, i cili në abuzim të detyrës së shefit të Komisariatit të Peshkopisë ushtron presion ndaj zgjedhësve dhe ofron mbështetje logjistike dhe mbrojtje ekstraligjore për operacionin e shpërndarjes së parave në këmbim të votave”.

A.Shahini

Artikulli paraprakSi u blenë votat në Luzni të Dibrës
Artikulli tjetërShefi i Krimeve të Rënda në Dibër shpërndante lekë në këmbim të votave