Piza e Edgar Çanit dhe Samir Ujkanit mori dje një barazim pa gola në fushën e Virtus Entelës, në ndeshjen e fundit për javën e tretë të Serisë B. Miqtë e trajnerit Gatuzo ishin më të mirët në fushë, por u ndalën dy herë nga traversa. Si portieri i përfaqësueses së Kosovës ashtu edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare luajtën nga minuta e parë dhe u vlerësuan të dy me notën 6 nga mediat italiane.
Tri minuta para fundit të pjesës së parë Çani uli bukur një top për kapitenin Manini, por gjuajtja e këtij të fundit përfundoi në traversë. Në të 76-n bomberi shtatlartë doli nga loja për t’i bërë vend sulmuesit Umberto Euzepi.
Barazimi i mbrëmshëm e ngjit Pizën në kuotën e katër pikëve, një nisje aspak e keqe në misionin drejt mbijetesës për një skuadër të turbulluar nga problemet e shumta gjatë verës.