Ulen shifrat nga Covid-19 në Itali, 172 víktima gjatë 24 orëve

Situata pandemike në Itali po shkon drejt zbehjes pasi ditët e fundit ka patur një rënie të konsiderueshmë të numrit të personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vend.

Autoritetet e vendit fqinj bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 172 víktima nga Còvid-19.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit 2500 persona të tjerë kanë fituar betejën me vírusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 109.039.

Kujtojmë se që me datë 4 maj qeveria Italiane ka filluar planet për rihapjen e vendit si dhe shumë spitale që shërbenin për të sëmurë me Còvid-19 janë mbyllur në Lombardi.

Artikulli paraprakRama i kalbur. Tradhëtoi 3 milionë shqiptarē për 10 oligarkë! PD tregon vendimet që iu diktuan Ramës nga…
Artikulli tjetërNjë foto 120 mijë euro! Zhupa: Veliaj tender të paracaktuar për administratorin e “Mare Services” dhe drejtorin e UKT