Fasoneria kthehet në ‘vatër’ e Covid-19, çfarë po ndodh në Durrës

Fasoneria kthehet në ‘vatër’ të përhapjes së koronavirusit. 7 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 ditën e sotme në Durrës, dhe bëhet e ditur se janë punonjës të një fasoneri në zonën e plazhit.

Bëhet fjalë për punonjëset e fasonerisë, të cilave iu mor tamponi një ditë më parë, pasi u identifikua një grua 41-vjeçare pozitive që punonte në këtë fasoneri.

Janë marrë 27 tampone dhe 7 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Së bashku me dy rastet aktive të raportuara më herët, 71-vjeçari dhe 41-vjeçarja, të dy banorë të Plazhit, por pa lidhje midis tyre, numri i rasteve aktive në Durrës shkon kështu në 9.

Kujtojmë se një ditë më parë u raportua për një rast të një punonjësi fasoneri të infektuar nga koronavirusi.

Artikulli paraprakNuk reshtin reagimet e këngëtarëve ndaj ministres së Ramës: Hë më thuaj ti tani. Të qesh apo të…
Artikulli tjetërMafia e ndërtimit dhe çirakët e saj në narkoqeveri nuk ndalen as ndaj fatkeqësisë së shqiptarëve