Rama i trembet burgut, nuk firmos vetë shembjen e Teatrit

Edi Rama nuk e ka ndërprerë asnjëherë fushatën gojore se teatri Kombëtar është një karakatinë që duhet shembur, por kur ka ardhur puna për të firmosur këto akte ai i është fshehur si skuth përgjegjësisë personale.

Në të dyja rastet ai nuk ka firmosur vetë.

Edhe kur çoi në parlamenti ligjin skandaloz special, që i falte truall shtetëror kompanisë Fusha, që eleminonte garën duke skandalizuar edhe Komisionin Europian dhe që i merrte kompetencat kushtetuese këshillit Bashkiak (atëherë Rilindja nuk kishte aty shumicën e cilësuar prej dy të tretave), ai ia la këtë përgjegjësi një zv kryeministreje kukull.

Kur erdhi puna që Këshilli i Ministrave ti’a kalonte për votim kuvendit këtë projektligj të miratuar në 27 qershor 2018, Edi Rama nuk firmosi vetë, por ia la për firmë zv/kryeministres Senida Mesi.

Tani, dy vite më pas, kur pazari me Fushën u prish duke servirur publikisht arsye banale, kryeministri po ia lë topin pastruesit të zakonshëm të qenefit, Veliajt. Sipas ligjit shqiptar, as bashkia dhe as këshilli i saj nuk kompetencë për shkatërrimin e një godine me vlera historike dhe kombëtare. Këtë të drejtë e k Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), i cili kryesohet nga kryeministri. Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit përcakton se të drejtën për dhënien e lejeve të ndërtimit (përfshirë prishjen) për objekte të rëndësisë kombëtare e ka KKT-ja. Për të mos lënë asnjë shteg interpretimi subjektiv, nëse është apo jo objekt me rëndësi kombëtare ndërtesa e Teatrit Kombëtar, Rregullorja për zhvillimin e territorit ka parashikuar shprehimisht se për dhënien e lejeve të ndërtimit për teatrot kombëtarë është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit.

Pra nuk ka asnjë dyshim se ky është një akt për të cilin përpos fjalëve Rama duhet të merrte edhe përgjegjësinë juridike. Por ai ka rrefuzuar për herë të dytë të firmosë. Duke bërë përgjegjëse herën e parë Senida Mesin dhe deputetët që votuan ligjin special dhe herën e dytë, Erion Veliajn si kryebashkiak, Toni Gogun si kryetar Këshilli që organizoi mbledhje fallco dhe antarët socialist që pranuan të gëlltisëin këtë lugë çorba pa kundërshtuar.

Lapsi.al

Artikulli paraprakRegjimi kriminal në përpëlitjet e fundit, BE kundër Ramës: Mos preket Teatri
Artikulli tjetërVeliaj dhe Mazniku nën hetim nga SPAK për Teatrin