Një rast i paprecedentë po ndodh.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora.
Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë ISHSH ndërmerr dhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.
Për herë të parë pas 30 vitesh demokraci kerkohet te mbyllet sinjali i nje televizioni pasi vendosi në mënyrë arbitrare dy gjoba ndaj emisioneve në Televizionin Ora.
“Mbyllja e televizionit ka ndodhur sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me një foto, nuk kanë ardhur në televizion inspektorë.
Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë thekson drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima.