Washington Post: Thirrje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë pas shembjes së Teatrit

Policia u përplas me mbështetësit e opozitës, të cilët ishin duke protestuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë

Siç shkruan The Washington Post, përcjell Telegrafi, polica largoi nga ndërtesa një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës mëngjesin e së dielës përpara se makineri të rënda të nisnin shembjen e saj.

Vendimi i qeverisë për shkatërrimin e Teatrit të vjetër Kombëtar, të ndërtuar nga italianët kur ata pushtuan Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u kundërshtua nga artistë dhe të tjerë që kërkonin rinovimin e tij.

Një politikan i opozitës tha se 30 persona, përfshirë një gazetar, u arrestuan nga policia. Autoritetet nuk kanë komentuar mbi këtë raport.

Ajo shkruan më tej se pamjet televizive treguan Monika Kryemadhi, drejtuese e një partie opozitare dhe bashkëshorte e presidentit të vendit, duke u futur në një makinë të policisë. Pozita e presidentit në Shqipëri është më së shumti një post ceremonial.

Kreu Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i bëri thirrje qytetarëve të rrëzonin qeverinë për shkatërrimin e teatrit.

Artikulli paraprakPyetet për shembjen e Teatrit, Kadare: Nuk dëshiroj të përzihem në këtë çështje
Artikulli tjetërProtestuesit bllokojnë rrugën mbi parkun “Rinia”