Vasili publikon videon: Askush nuk do t’i falë kurrë veprimet e tyre prej kafshësh

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, publikoi në “Facebook” videon që tregon momentin kur policia shoqëron në komsariat ish-deputeten e LSI, Silva Caka, duke thënë se efektivët po dhunojnë një grua të re, një nën, një juriste dhe një deputete.

Sipas Vasilit, të gjithë ata që dhunojnë, policë me uniformë qofshin apo cuba policie civile, janë tashmë të evidentuar qartë, pasi janë fotografuar e filmuar, sipas tij, në të gjitha veprimet e tyre prej kafshësh.

Mesazhi i Vasilit

Betim!!! Te gjithe keta qe dhunojne police me uniforme qofshin apo cuba policie civile jane tashme te evidentuar qarte. (VIDEO).

Keta po dhunojne Silva Caken nje grua te re, nje nene te dy femijve, nje juriste, nje deputete qe ka lene mandatin per te qene nje qytetare e thjeshte e per te protestuar kunder vandaleve dhe horrave te qeverise qe shemben teatrin.

Jane fotografuar e filmuar qarte ne te gjitha veprimet e tyre prej kafshesh.

Ate qe po bejne ta presin shume me keq se aq.

Askush nuk do ti fale kurre dhe ne asnje menyre.

Ky eshte Betim!!!!

Policia që nuk duam!!

Gepostet von SHQIPERIA IME am Sonntag, 17. Mai 2020

Artikulli paraprakKryebashkiakja e Shkodrës: Sot është detyrë e çdo shqiptari të japë kontributin për demokracinë!
Artikulli tjetërVideo/ Shikoni si u sulmua nga barbarët arkitekti i ri vetëm pse nuk donte të shembej Teatri