Njësoj si në diktaturë! Arkitektët italianë kryqëzojnë qeverinë Rama për Teatrin

Një grup arkitektësh dhe pedagogësh nga Universiteti La Sapienza i Romës – Marco Petreschi, Nilda Valentin dhe Antonino Saggio – dhe nga Universiteti i Barit, Profesor Anna Bruna Menghini, të gjithë njohës të thellë të arkitekturës shqiptare dhe me përvojë të mësimdhënie në universitetet shqiptare janë shprehur tejet kritik me vendimin e qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar.

Ata nënshkruan një dokument shumë kritik ku mes të tjerave thuhet: “Njëqindvjetori i lindjes së Tiranës kryeqytet mund të ishte festuar në një mënyrë më të denjë. Kjo prishj shkon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërruan me dhunën politike të një regjimi diktatorial, duke anuluar ashpër çdo përpjekje për kundërshtim.

Ndryshimi i vetëm është se sot jemi në demokraci dhe një qeveri, e cila vepron me të njëjtat metoda duke shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Godina e Teatrit ishte arkitektonike italiane, e admiruar dhe botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore, si një nga shembujt e parë në Evropë të parafabrikatave të bëra në Milano dhe të montuar, me patentë ekskluzive, në 1938 në Tiranë”.

Ndërkohë që në qendrimin e pedagogëve dhe arkitektëve thuhet se tashmë intelektualët që dalin kundër kësaj masakre përfundojnë duke u denigruar nga qeveria që është në pushtet.

Artikulli paraprakHumbje katastrofike/ Vendimet e Ramës për Covid-19 kanë shpartalluar buxhetin e shtetit
Artikulli tjetërLlesh kimiku nuk tërhiqet nga barbaria: Do vazhdojmë të dhunojmë qytetarët që protestojnë