Rama liron anëtarët e bandës ‘Bajri’

Antërët e bandës së Bajrit janë liruar nga burgu me porosi të Ramës. Gjykata e Rrethit të Shkodrës, e përbërë me trupë gjyqësore nga Besmir Stroka, ditën e sotme ka pranuar kërkesën e mbrojtësve Av. Arbër Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, duke shuar masat e sigurimit ‘arrest në burg’ për disa prej te hetuarve te Grupit Bajri.

Kështu është shuar masa arrest në burg për Safet Bajrin, duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për vendimin penal të formës së prerë. Ndërkohë lirohen nga ambientet e paraburgimit edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni.

Janë zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.

Gjithashtu masa e sigurimit është zëvendësuar edhe për Emrah Plakun dhe Jorida Muratin, nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore’.

Kujtojmë se árrestimi i grupit Bajri në Shkodër, në shtator të 2018-tës u shoqërua me bujë, ndërkohë që muaj pas muaji kjo çështje u zvarrit, duke kaluar nga SPAK ku hetohej për grup të strukturuar kríminal në Gjykatën e Shkodrës, e cila sot ka shuar dhe masat e árrestit.

Artikulli paraprakNishani publikon fotot e Teatrit ‘Globe’ të Londrës: Vendi ku qeveris ligji dhe nuk vendos mafia!
Artikulli tjetërMjeku i njohur: Askush nuk mund t’i besojë kësaj kurbe, mos harxhoni më “kohë” me atë dhe as me testimet tuaja!