Rama e thotë troç: Teatri i vjetër në vend tjetër, vendi aty për kullat

Kryehajduti historik i këtij vendi e thotë troç në Parlament se një tatër sipas atij modeli që u shkatërruar mund të ndërtohet në një vend tjetër, duke e bërë të qartë se vendi ku ishte Teatri Kombëtar i duhet për kullat

Në emër të Aleancës për Tetarin, Budina ka bërë një deklaratë të fortë duke i kërkuar Prokurorisë të reagojë menjëherë për të ndalur çdo punim që po bëhet në zonën e Tetarit, “Deri tani SPAK dhe Prokuoria nuk ka reaguar dhe vendi është i rrezikuar nga një përplasje civile.

Si hap i parë i menjëhershëm është reagimi i Prokurorisë për të ndaluar çdo punim që po bëhet tek Tetri, në të kundërt ne do të ndërhyjmë vetë”, u shpreh Budina, I cili e kosnideroi shembjen e Teatrit si akt terrorist.

Rama ka dhënë lajmin në Kuvend se Teatri i Vjetër mund të ndërtohet sipas projektit origjinal dhe jo atij të papërfunduar për ta bërë diku tjetër.

Rama thotë se godina e re do të bëhet vetëm për fëmijët dhe mësuesit e tyre për të mësuar art, pikturë, muzikë apo dhe historinë e Tiranës.

”Gjysma e lajmit është që meqë godina e arkitektit italian nuk u ndërtua kurrë, dhe meqë këta as duan t’ia dinë për godinën. Ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj. Për një boshllëk apo lëndim. Dhe mbase i ka ardhur nga ajo që …

Ne do e marrim projektin origjinal dhe do ua tikthejmë, jo Aleancës, jo artistëve politikanë dhe politikanëve artistë por do ua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh dhe do e kemi mes nesh. Jo aty. Për më shumë do e shikoni pelegrinazhin.

Do shkojnë vetëm fëmijët dhe mësuesit e tyre për të mësuar konkurset, muzikën, artin. Për të mësuar çfarë ka qenë Tirana. Madje këta kur të marrin vesh se ka qenë në vend tjetër nuk kanë për të shkuar.”- tha Rama.

Artikulli paraprakMeta takim me ambasadorët e BE: Reagimi destruktiv e qeverisë po shkakton tension shoqëror
Artikulli tjetërSot në datëlindjen e Ernest Koliqit, tre ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, është drama e përbotshme e Shqipërisë