Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dyë (TM2) të vitit 2016. Indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë (IKN) në tremujorin e dytë (TM2) 2016 pësoi rënie prej (-1.5%), krahasuar me TM1 2016. Rënia më e madhe ishte te: kategoria e energjisë (-17.3%); transporti (-16.7%); materialet ndërtimore (-1.4%); si dhe kostot e tjera (-0.9%). Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve te kategoritë: paga (0.2%), si dhe materialet (materialet elektrike, 0.8%; dhe materialet hidro-sanitare, 0.8%. Kurse, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në TM2 2016 pësoi rënie prej (-1.9%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2015). Rënia më e madhe u vërejt te kategoritë: makineritë (-33.3 %); energjia (-16.5 %); materialet ndërtimore (-1.0%); materialet elektrike (-1.0%); si dhe kostot e tjera (-0.1%). Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve te kategoria e makinerive prej (3.3%); si dhe të materialet hidro-sanitare (1.9%).
Kryesore
Continue to the category“Zbythet” mosbindja civile, deputetët e Berishës kërkojnë pazar të ri me...
Nga Bato Kosova
Pas dështimit spektakolar të dy akteve të vakta të mosbindjes civile të thirrur nga Berisha, protestat e të cilit u bojkotuan nga...