Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi akuzoi dje Kryeministrin Rama se ka rritur çmimin e votës, nga 20 mijë lekë që ishte në Korçë e çoi në 70 euro në Dibër. “Lufta nuk fillon sot, e kemi pas një viti. Nuk duhet të ishte luftë po garë, po ju të tilla i keni shndërruar zgjedhjet në Shqipëri… E kërkova fjalën për të folur për Dibrën, nuk mund ta fsheh që ky Parlament është frymëzues. Ne kemi humbur në Dibër dhe kjo është e vërtetë. Këtu nuk jam në Këshillin Bashkiak, por në Parlament, vitrina e qartë e problematikës që kemi me zgjedhjet. Kjo qeveri e ka asgjësuar institucionin e zgjedhjeve. Të gjitha provat bërthamore, testet elektorale kanë dështuar. Në Korçë vetëm në pak muaj i bletë votat me nga 20 mijë lekë, pas dy vjetësh e bëtë këtë provë gjenerale në zgjedhjet lokale që i fituat, por edhe i vodhët, me Dibrën i vutë vulën. Nuk kam asgjë me dibranët që votuan kundër PD, por them me dhembje çfarë keni sjellë, keni rritur çmimin e votës. Në Korçë u ble me 20 mijë lekë, në Dibër me 70 euro”. Sipas Patozit, Rama nuk u tregua inteligjent me “blerjen e zgjedhjeve” në Dibër. Deputeti i djathtë shton se me këtë fitore i dha një mesazh edhe Ilir Metës. “Po të ishte pak më inteligjent do ta linte Dibrën të votonte e lirë, ta vinte opozitën në gjumë… po s’e priste puna, i duhej fitorja që t’i jepte vëllait-armik mesazhin e duhur: ia dal edhe pa ty”.
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...