Deputeti i PD-së, Flamur Noka deklaroi se banorët e Dibrës vuajnë mungesën e ujit, pasi sipas tij përdoret për parcelat me kanabis, duke shtuar se, “ujin e pinë kuçedrat për kanabis”. Nga ana tjetër, Noka akuzoi shefin e Komisariatit të Dibrës, Robert Aga se është pronar i disa parcelave me kanabis. “Nuk ka bërë vaki në këto 25 vite, që të takosh pensionistët dhe më kanë thënë se nuk vij për votime, pasi i kishin kërcënuar se do t’i hiqnin pensionin. I keni kërcënuar me bukën e gojës, si ky gjatoshi. Këtë di të bëjë shumë mirë ai. Policia në këmbë për të kërcënuar qytetarët për votën. Një bandit, shef komisariati, Robert Aga, shef parcelash me drogë. Ja pra, kjo është droga. Gjithë ditën me trafikantët e drogës. E dinë çfarë na thanë qytetarët? Nuk kemi mundur të bëjmë prodhime në Dibër. Dhe e di pse? Sepse ujin e merr kuçedra për kanabisin”, tha Noka.
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...