Makinat e OSHEE transportojnë drogë nga veriu në jug të vendit

Nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është shndërruar në operator të shpërndarjes së drogës. Ish-Kryeministri Berisha denoncoi dje në Parlament se makinat e OSHEE-së pas një urdhri të posaçëm të kreut Ardian Çela po transportojnë drogë nga veriu në jug të vendit. “A e dini ju se si e vjedh taksën e drogës Rama? E dini që ka një emër që e ka më të afërt se këmishën në vjedhje? Quhet Ardian Çela, terroristi i OSHEE. I gjithë parku i tij është parku i transportit të kanabisit për llogari të Edi Ramës. A e dini që makinat e OSHEE transportojnë në të katër anët e Shqipërisë drogën”, u shpreh Berisha.
Pas këtyre akuzave, Rama mbajti një fjalë fyese, por duke mos përmendur në asnjë rresht akuzat për lidhjet e qeverisë me drogës. Nga ana e tij, ish-Kryeministri Berisha në një replikë ndaj Ramës tha se shpifjet e tij dëshmojnë përpjekjet për të mbuluar realitetin. “Ramën mund ta quaj thjesht një qen droge, por jo nga ai që zbulon, por nga ai që e ruan drogën. Doli foli këtu dhe akuzave të mia se po kontrollon transportin e drogës nëpërmjet Ardian Çelës, që me makinat e OSHEE po transportohet droga nga të katër anët e dheut, iu përgjigj me sharje dhe gjoja me një film në të cilin, dua të sqaroj shqiptarët se, me gjithë përpjekjet e tmerrshme që bëri, me gjithë qindra mijëra dollarëve që dha nuk arriti dot të shpifë asgjë për mua dhe familjen time, pasi në film ka zero fjalë qoftë për Sali Berishën e qoftë për fëmijët e tij apo familjen e tij”, u shpreh ish-Kryeministri.

Arben Shahini

Artikulli paraprakAfera me ARMO-n, Rama ia dhuroi Besnik Sulës
Artikulli tjetërDëshmitari: Kemi parë të tjerë avionë