Basha: Referendum për kryeministrin me vetëm 2 mandate, nëse nuk do të kem votat e mjaftueshme si mazhorancë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh mbrëmë në emisionin “Opinion” se do të kërkojë referendum për kryeministrin me vetëm 2 mandate, nëse nuk do të ketë votat e mjaftueshme si mazhorancë: Basha tha se, nuk ka pse të ketë Shqipëria një kryeministër për më shumë se 8 vite. Jam i vendosur ta propozoj dhe në qoftëse në Parlamentin e ardhshëm nuk do të kem votat për ta kaluar këtë, si kryeministër do t’i drejtohem popullit me referendum që kurrë më Shqipëria të mos ketë një kryeministër më shumë se 8 vite.

Pyetje: Pra të shkojmë tek sistemi amerikan?

Lulzim Basha: Kurrë më kryeministri të mos ketë më shumë se dy mandate.

Pyetje: Nuk e ka asnjë vend në Europë?

Lulzim Basha: Asnjë vend nuk ka patur këto rekorde të zeza ku shoqëria shqiptare të ketë mundësinë të zhvillohet ekonomikisht dhe politikisht si shoqeëritë europiane, atëherë mund ta heqim këtë kufizim. Sot jam i vendosur ta vendos këtë kufizim. Jam i vendosur po kështu që të vendos kufizime të tjera të cilat do të bëjnë të mundur që shumë më shumë pushtet të jetë në duart e qytetarëve, shumeë më pak pushtet të jetë në dorën e elitës politike. Kjo është e para dhe e dyta dhe më e rëndësishmja është mënyra se si do të veprojmë me ekonomine. 7 vite e ka shkatërruar ekonominë, 7 vite i vuri kazmën. Nuk mbajti asnjë premtim.

Pyetje: Kështu thoshte edhe Rama për Berishën. Kështu thoni edhe ju për Ramën…

Lulzim Basha: E vërteta është se nuk ka mbajtur asnjë premtim. Nuk po them unë se çfarë thoshte tjetri se ai mund të ketë thënë gjëra por i ka thënë të paverteta, kurse unë po them të vërteta. Ti e di fare mirë që nuk ka 300 mijë vende pune. Ka 200 mijë të shpunësuar vetëm në 2 vitet e fundit. Ka 500 mijë të çuar refugjatë.

Unë po them të vërtetën. S’ka shëndetësi falas. Taksat i rriti, ty ta rriti taksën, shqiptarëve ua rriti taksën. Pra po them të vërtetat dhe kur them të vërtetën nuk duhet të relativizojmë. Një nga armiqtë më teë mëdhenj të ndryshimit pozitiv në vend është relativizimi, për të thënë kështu ishte. Jo, nuk ka për të qenë më kështu, do të ndryshojë dhe me mua gjërat do të jenë ndryshe.

Artikulli paraprakZbulohet rasti i parë me Covid-19 në Sarandë
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Berishës: Qëndra Spitalore Univiersitare, një bombë biologjike e paralajmëruar!