Zinedine Zidane godet sërish. Pavarësisht se merr rregullisht kritika, trajneri i Realit të Madridit vazhdon të përgjigjet me rezultatet në fushë, duke udhëhequr “Los Blancos” në rekordin historik të 16 fitoreve radhazi në La Liga. Prej emërimit në Bernabeu, 44-vjeçari ka qenë gjithmonë në shënjestër të mediave dhe kritikëve. Nga mungesa e eksperiencës, te akuzat se nuk ka një plan taktik.
Madje, të tjerë pretendonin se francezi nuk arriti t’i japë një identitet të vetin madrilenëve, duke i mbështetur rezultatet vetëm te fati. Ajo që kritikët harronin është se identiteti i Zidane ecën paralel me atë të Realit: fitimi i ndeshjeve dhe i trofeve. Për më tepër që nuk ka asgjë të keqe të jesh me fat, edhe sepse fati lidhet me një sërë faktorësh, mes të cilëve është puna voluminoze në përgatitjen e ekipit.
Duket e pamundur që vetëm me fat, një trajner të regjistrojë 16 fitore radhazi në kampionat, ku katër sukseset e këtij edicioni i shtohen 12 fitoreve në fundin e sezonit të kaluar. Kjo është ecuria më e mirë në histori për Realin e Madridit, që kaloi primatin me 15 triumfe të vendosur nga ekipi i Miguel Munoz në vitin 1961. Zinedine Zidane ka arritur të bëjë atë që shumë emra të mëdhenj të trajningut nuk e realizuan dot me skuadrën “galaktike”, duke barazuar edhe rekordin e La Liga-s, të vendosur nga Barcelona e Pep Guardiolës në vitin 2011.
Një rezultat i jashtëzakonshëm, kur mendon se në skuadër mungonin dy yjet Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. Edhe pse ndaj Espanyol nuk dhuroi paraqitjen më të mirë, ajo që befasoi ishte efiçenca e Realit përpara portës. Kjo nuk është thjesht çështje fati.
Reali i Madridit nuk njeh të ndalur në këtë sezon. Mbrëmjen e sotme madrilenët e drejtuar nga Zinedin Zidan kanë triumfuar në transfertë përballë Espanjolit me shifrat 0-2, duke vazhduar të qëndrojnë me pikë të plota në kampionat. Hames Rodrigez, i cili rrallëherë preferohet si titullar nga Zidan ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Benzema ishte ai që vulosi fitoren me golin e shënuar në minutën e 71-të. Në këtë ndeshje Zidan kishte vendosur të linte pushim titullarët si Ronaldo, Bejl apo Morata, duke qrnë se u aktivizuan në mesjavë në Ligën e Kampionëve.
Me këtë fitore. Reali arrin kuotën e 12 pikëve të plota në 4 ndeshje dhe vazhdon i vetëm kryesimin e La Ligas me 3 pikë më shumë se Barcelona dhe Las Palmas që mbajnë vendet 2 dhe 3.