Montela: Lazio skuadër e rrezikshme

Ndaj Lazios për vazhdimësinë. Pas suksesit të vështirë në fushën e Sampdorias, Milani këtë të martë pret në “San Siro” skuadrën e Simone Inzaghit sfidë që do të ngrejë siparin e javës së 5-të të Serisë A italiane. Përballë ekipit bardhekaltër kuqezinjtë do të kërkojnë një tjetër fitore, pasi vetëm kështu mund të pretendojnë për objektiva madhore në këtë sezon. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide, trajneri Vincenzo Montella zbuloi se te Milani do të ketë disa ndryshime në formacion në këtë ndeshje.
“Nuk mendoj se, Montolivo është i lodhur, por në mesfushë do të ndryshoj me siguri diçka. Ai ka luajtur gjithmonë në këtë fillim sezoni ashtu si disa lojtarë të tjerë. Ndërmjet Montolivos, Romagnolit, Abates e Susos, dikush do të ulet në stol, por jo të gjithë. A jam i kënaqur me 6 pikë në 4 javët e para? Diçka të tillë nuk do ta kisha pranuar 1 muaj më parë. Ndaj Udineses ndoshta duhet të kishim marrë të paktën një barazim”.
Më pas, një mendim i Montellës për Lazion. Skuadra e Simone Inzaghit ka grumbulluar 7 pikë, në 4 javët e para dhe trajneri i kuqezinjëve e di se Milani nuk do të ketë të lehtë të marrë tre pikët në këtë ndeshje.
“Lazio është një skuadër në rritje. Futbollistët njihen mirë me njëri-tjetrin, pasi luajnë prej një kohe të gjatë bashkë dhe ky është një avantazh për ta. Bardhekaltërit dinë t’i përshtaten mirë kundërshtarit që kanë përballë dhe janë shumë të rrezikshëm në goditjet standarfe. A mund të konsideroj këtë ndeshje si një derbi personal? Nuk e di të shohim. Mund të them se është gjithmonë bukur të përballesh me Lazion. Interi fitoi ndaj Juventusit? Për mendimin tim, Interi është rivali ynë për një kohë më të gjatë, krahasuar me Juventusin”.
Në krahun tjetër, Simone Inzaghi u shfaq optimist. Lazio ka plot 27 vite që nuk fiton në “San Siro” ndaj Milanit, por trajneri mendon se ka ardhur koha që bardhekaltërit të thyejnë këtë tabu. Inzaghi konfirmoi edhe mungesën e kapitenit Lucas Biglia me argjentinasin, që nuk ja ka dalë të riaftësohet në kohë për duelin ndaj kuqezinjve.
Xhanluixhi Donaruma ka tërhequr nga vetja të gjithë sytë e klubeve më të mëdha të Europës. Portieri 17-vjeçar është një supertalent, por kur nga ana jote ke edhe një prej menaxherëve që di të vlerësojë më shumë se kushdo tjetër cilësitë e klientit të tij, atëherë është e lehtë që të fitosh kontratën e ëndrrave.

Artikulli paraprakReali, fitorja e 16-të
Artikulli tjetërNjë bombardim dhe shumë teori