Shqipëria bllokon mbërritjen e të Dërguarit të BE, Lajçak në Kosovë

Një numër i madh pasagjerësh të cilët prisnin që gjatë ditës së sotme të udhëtonin me avionin e kompanisë zvicerane Edelweiss, nga Zyrihu në Tiranë, kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e kryeqytetit zviceran.

Mes pasagjerëve që kishin prerë biletat rezulton të ketë qenë dhe i Dërguari special i Bashkimit europian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili kishte zgjedhur këtë mundësi për të qenë nesër i pranishëm në një vizite zyrtare në Prishtinë, të parën që kur mori këtë detyrë.

Kompanisë Edelweis, nuk i është lejuar fluturimi drejt aeroportit Nënë Tereza të Tiranës. Autoritetet shqiptare i thanë Zërit të Amerikës, se kompanisë ajrore zvicerane, nuk i ishte dhënë asnjë leje, aq më tepër kur mes Shqipërisë dhe Zvicrës, nuk është nënshkruar ende një marrëveshje për rihapjen e fluturimeve, të cilat u pezulluan për shkak të pandemisë së COVID 19.

Rihapja po bëhet graduale, dhe në këto momente, një pjesë e shteteve po operojnë përmes marrëveshjeve dypalëshe, siç ka ndodhur mes Shqipërisë dhe Austrisë, Serbisë dhe Greqisë, thanë zyrtarë të ministrisë së Infrastrukturës, duke shtuar se Shqipëria madje i ka bërë kërkesë Zvicrës, për rinisjen e lidhjeve ajrore, por ende pala tjetër nuk ka dhënë pëlqimin.

Për situatën e krijuar, nuk ka një reagim nga kompania zvicerane. Zëri Amerikës ju drejtua shoqërisë Edelweiss, për shpjegime përmes emailit, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk kishte marrë ende përgjigje.

Kujtojme se Lajçak pas mbërritjes në Tiranë do të nisej për në Kosove si i dërguar i BE për bisedimet Kosve-Serbi. Ai do te kishte nje vizite treditore në Prishtinë.

Artikulli paraprakPas emërimit të njeriut të Trump në krye të VOA, dorëhiqen dy drejtorët kryesorë
Artikulli tjetërTuri mbrëmë te emisioni Opinion kishte pirë raki dëllinje! Ishte tapë fare!