Mos testo që të mos “kesh” raste të reja!!!

Nga Tritan SHEHU

Sudani vendi i vetem pa raste Covid…, por dhe vendi pa testime!

Kjo eshte dhe “strategjia” shqiptare qe ne fillim te epidemise e ne vazhdim: per te “ulur” numrin e rasteve te reja ul numrin e testimeve!

Ne Tirane, qe eshte zona me e prekur me afer 1 milion banore kur aktualisht do te duheshin me mijera testime, ne 24 oreshin e fundit u realizuan vetem 43 te para virologjike…dhe u konstatuan 13 raste te reja, pra poziviteti reth 30%.

Nderkaq vazhdon heshtja per sasine, llojin e rezultatin e testimeve ne institucionet shendetesore, qe jane vatrat me te nxehta.

Por megjithe numrin shume te vogel te testimeve indekset zyrtare jane tejet negative: raporti te infektuarve rishtaz me te sheruarit eshte disa here me i larte per te paret, numri i shtrimeve ne rritje etj, elemente alarmante qe imponojne:

-Testime virologjike e imunologjike per te gjithe personelin e sistemit shendetesor si dhe ne popullesi per ata me temperature mbi 37,5 nen rekomandimin e mjekut te familjes.

Pa dyshim kjo kerkon liberalizimin e kontrolluar te procedurave duke mobilizuar te gjitha kapacitetet laboratorike te vendit, gje qe tashme me kaq vonese, por akoma me belbezime, po e pohon edhe dikush brenda atij Komiteti!

Artikulli paraprakPacientja që humbi jetën nga Covid-19 u infektua në QSUT
Artikulli tjetërNën shkulmet e Pandemisë po braktisen aspiratat mbarëkombëtare të Shekullit XXI