Rritet numri i viktimave nga Covid-19, humbin jetën dy të tjerë tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se përgjatë orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona të infektuar me koronavirus dhe që po trajtoheshin në Spitalin Infektiv, ku bëhet fjalë për një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra.

67-vjeçari i prekur nga COVID19, kishte edhe disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor nuk arriti t’ia dilte. Ndërkohë 73-vjeçarja nga Shkodra vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Njoftimi i plotë: Gjatë orëve të fundit një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht perpjekjeve të stafit mjekësor.

Pas nje rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik. 67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer.

Më herët, po në spitalin infektiv ndërroi jetë nga COVID19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë. Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjecarja nuk mundi të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjeve të të ndjerëve që humbën njerëzit e dashur në këtë betejë të vështirë. Nga fillimi i epidemisë, 41 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19.

Artikulli paraprakKur akti normativ me gjoba për mediat e qytetarët vjen si sukses në Kuvend!
Artikulli tjetërBesa e Ramës “sulmon” pedagogen që kritikoi pyetjet e maturës