Bylykbashi: Rama ka frikë nga zbatimi i marrëveshjes! Ai ka në dorë të kërcënojë vetëm Gjiknurin

Anëtari i Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi, i ftuar në ‘Çim Peka Live’, ka komentuar fjalimin e mbajtur sot nga Rama në Kuvend ku kërcënoi se do ta griste marrëveshjen.

“Ashtu siç tha Vasili, Rama po kërkon të trimërohet. Ai krihet me veten dhe i duket vetja trim. Është kërcënim bosh si Don Kishoti me mullinjtë e erës.

Ai ka në dorë të kërcënojë vetëm Gjiknurin. Rama ka frikë nga përballja dhe zbatimi i marrëveshjes me Bashën dhe qytetarët.

Në diskutimin për rregullat e lojës së zgjedhjeve, Rama ka detyrimin vetëm të respektojë pikë për pikë marrëveshjen sepse është përballë opozitës dhe faktorëve ndërkombëtarë’.

Artikulli paraprakEdi Rama mburret me “djalin” e Sali Berishës…
Artikulli tjetërKryemadhi: Marrëveshja me PD, definitive, jemi supermaxhorancë, Rama…