Diego Pablo Simeone flet në prag të ndeshjes kundër Barcelonës, duke theksuar se ndaj katalanasve është një sfidë e komplikuar. Gjatë konferencës për shtyp, ai u ndal në veçanti te Neymar, duke thurur elozhe për brazilianin.
“Neymar është një lojtar fantastik. Te Barcelona ai ka arritur të nxjerrë në pah talentin që ka. Luan me një personalitet që mua më intrigon shumë. Edhe pse shumë e kritikojnë për jetën e tij private, në fushën e lojës ai dëfrehet, kërcen dhe shënon gola”, u shpreh Simeone.
Në vijim, ai analizon kundërshtarin, duke e pranuar se Barcelona është një nga skuadrat më të forta të planetit. “Ata fituan gjithçka, por jo Championsin sezonin e shkuar. Unë besoj se ndeshja do të luhet shumë në mesfushë dhe do të provojmë ta zgjidhim nëpërmjet armëve tona. Parashikoj Barcelonën më të mirë në fushën e lojës, sepse kështu ndodh zakonisht kur ne luajmë në fushën e tyre”, tha trajneri i Atletiko Madridit.