Në seancën e zhvilluar dje në gjykatë për ish-¬deputetin e mazhorancës, Mark Frroku kanë dëshmuar 3 persona, të cilët nuk mundën dot të jepnin deklarimet e tyre seancën e mëparshme për shkak se nuk dëgjoheshin nga i pandehuri.
Dy gratë, njëra financiere dhe tjetra arkëtare e shoqërisë së basteve që ka pasur në pronësi Mark Frroku, kanë dëshmuar se shoqëria e tij ka qenë e rregullt me shtetin dhe ka paguar çdo taksë dhe detyrim financiar. Ndërsa Frroku është parë i revoltuar teksa ka deklaruar se pasuria e tij është vënë me punë të ndershme nga ai dhe familja e tij. Nga aktekspertimi që ka bërë Prokuroria për akuzën e pastrimit të parave, mësohet se nuk janë llogarit fare dy shoqëri në pronësi të Frrokut, që u përmendën sot në gjyq nga dy dëshmitaret.
Ndërkohë pas deklarimit të tyre, u çua në këmbë vetë Frroku, i cili tha se Prokuroria, “s’ka llogaritur rrogën time të deputetit, imagjino ça ka bërë me të tjerat. Unë i kam paguar shtetit 7 milionë USD taksa e tatime, këta diskutojnë 2 milionë USD, po i kam, janë bërë me punë të ndershme, po deshën le t’i marrin”, tha ish-deputeti.
Një nga akuzat e Prokurorisë për Mark Frrokun është fshehja e pasurisë. Në seancën e djeshme, Tom Doshi sërish nuk ka qenë i pranishëm si dëshmitar teksa përmes avokatit të tij ka deklaruar se nuk mund të merrte pjesë dje, sepse kishte probleme familjare dhe ishte nisur për në Shkodër.
Nga aktekspertimi që ka bërë Prokuroria për akuzën e pastrimit të parave, mësohet se nuk janë llogarit fare dy shoqëri në pronësi të Frrokut, që u përmendën sot në gjyq nga dy dëshmitaret.
Pas deklarimit të tyre ka reaguar vetë Frroku, duke u shprehur se pasuria e tij është vënë me punë të ndershme nga ai dhe familja e tij. “Prokuroria s’ka llogaritur rrogën time të deputetit, imagjino çfarë ka bërë me të tjerat. Unë i kam paguar shtetit 7 milionë USD taksa e tatime, këta diskutojnë 2 milionë USD, po i kam, janë bërë me punë të ndershme, po deshën le t’i marrin”, tha ish-¬deputeti, njëherazi ish-kreu i PKD.