Dhjetëra tregtarë kanë protestuar mëngjesin e djeshëm para Bashkisë së Durrësit, duke kërkuar shmangien e konkurencës së pandershme dhe heqjen e gjobave të Tatimorëve. Tregtarët thonë se, inspektorët e Tatimeve i kanë penalizuar, pasi nuk kanë kasë, por ata theksojnë se nuk janë biznes i vogël, por ambulant që paguajnë taksa në Bashki. Mbi 1200 tregtarë të tregut industrial dhe atij të rrobave të përdorura në Durrës, kanë protestuar për rreth një orë mëngjesin e kësaj të mërkure. Tregtarët thonë se prej 3 ditësh janë bërë objekt i një kontrolli tatimor “blic” nga Tirana dhe u janë vendosur gjoba të kripura nga inspektorët. Sipas tyre, tatimorët u kanë kërkuar vendosjen e kasës fiskale, por ata thonë se nuk mund të licencohen si biznes i vogël, pasi të ardhurat janë të pamjaftueshme. “Ditë për ditë po vjen hetimi tatimor i Tiranës dhe ka vënë mbi 50 e ca gjoba që kalojnë mbi 50 mijë lekë të reja. Paguajmë vetëm 6000 mijë lekë të reja që kemi detyrimin vjetor me Bashkinë dhe vetëm sigurimet shëndetësore dhe shoqërore dhe nuk e kuptoj, tani këtu vihet e luftohet që të vihet kasë”, thonë tregtarët. “Po vendosin gjoba të fshehta. Vinë vendosin tre gjoba në javë, vinë javën tjetër dhe vendosin tre gjoba të tjera, nuk është e drejtë. Njerëzit po luftojnë për bukë, për mbijetesë”, shprehen tregtarët. Një tjetër shqetësim që ngrenë tregtarët është konkurrenca e paligjshme. Ata akuzojnë Bashkinë dhe Policinë Bashkiake që lejon ambulantët e palicencuar të tregtojnë në trotuar apo në rrugë. “Na kujtojnë ato vitet e emigrimit, kur na ndiqte policia greke dhe futeshim në ferra. Dhe këtu kështu, kur vinë tatim-taksat o burra kush të ulë qepenat, shprehet një tregtar. “Do të dalim të bllokojmë rrugën fare tek tregu nëse vinë tatim-taksat, nuk ka rrugë tjetër, do ta bëjmë me dhunë tani këtë punë”, thotë një tregtar tjetër. “Punojmë, ditë-ditë kthehemi në shtëpi bosh, ditë-ditë punojmë. Ata kërkojnë fatura, ne dhe tregu atje në Tiranë nuk na jep fatura fare”, u shpreh tregtari. Tregtarët e tregut industrial të Durrësit thonë se, xhiroja ditore ka rënë aq shumë, sa shpesh nuk arrijnë të shesin asnjë produkt.
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...