Zgjedhjet e fundit në Dibër tregojnë edhe një herë se sa e nevojshme është ndërmarrja e një reforme të plotë zgjedhore. Kjo u theksua nga kryetari në Detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, në konferencën vjetore dhe takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Zyrtarëve Evropianë për Zgjedhjet (ACEEO), që po zhvillohet në Tiranë. Ai theksoi se është gjithashtu u domosdoshëm ç’politizimi i administratës zgjedhore. “Zgjedhjet e pjesshme më të fundit për kryetar bashkie në Shqipëri – mbajtur më pak se dy javë më parë – treguan edhe një herë se sa e nevojshme është që të ndërmerret një reformë zgjedhore e plotë, e cila do të garantonte, ndër të tjera, ç’politizimin e administratës zgjedhore dhe një barazi gjinore domethënëse në përfaqësimin politik dhe në komisionet zgjedhore”. Përfaqësuesi i OSBE-së ka theksuar se duhet rritur paanshmëria e komisioneve zgjedhore. Ai deklaroi se kuadri ligjor nuk ofron transparencë të mjaftueshme lidhur me raportimin mbi financimin e fushatave; se punonjësit e sektorit publik vihen nën presion që të marrin pjesë në fushata apo të votojnë në një mënyrë të caktuar; se komisionet zgjedhore duhet të jenë edhe më të paanshme; dhe se si vijojnë pretendimet për blerje votash. “Shqipëria, me shpresë, është gati duke filluar një reformë zgjedhore substanciale, bazuar te rekomandimet për dy zgjedhjet e fundit – rekomandime të hartuara si nga vëzhguesit ndërkombëtarë, ashtu edhe nga ata vendorë. Ka konsensus të plotë për këtë. E megjithatë, zgjedhjet e pjesshme më të fundit për kryetar bashkie në Shqipëri – mbajtur më pak se dy javë më parë – treguan edhe një herë se sa e nevojshme është që të ndërmerret një reformë zgjedhore e plotë, e cila do të garantonte, ndër të tjera, ç’politizimin e administratës zgjedhore dhe një barazi gjinore domethënëse në përfaqësimin politik dhe në komisionet zgjedhore” tha Wilton.
Kryesore
Continue to the categorySabah Sheta: Mustafa Merlika Kruja, tashmë i nderuar me bust në...
Kreu i degës së Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka vlerësuar lart vendosjen e bustit të Mustafa Merlika Krujës në qytetin e...