Covid-19 mbyll Bashkinë e Malsisë së Madhe, 7 raste të reja në Krujë

Mbyllet deri të hënën bashkia Malësi e Madhe. Kjo pasi  dy punonjes kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 ndërkohë që priten përgjigjet për 9 punonjës të tjerë që kanë patur kontakte.

Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës ndërsa do të hapet serish ditën e henë të javës së ardhshme, shkruan Syri.net.

Deri me tani Malesia e Madhe kishte vetëm dy raste një të infektuar dhe një viktimë duke qenë ndër bashkite me pak të prekura. Numri i të prekurve tashmë shkon në 4 ndërsa priten pergjigjet për 9 të tjerë.

7 raste të reja me Covid-19 në Krujë

Rastet me Covid vazhdonjnë të rriten në qytetin e Krujës, ditën e sotme sipas burimeve të para nga 35 tamponë të kryer 7 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Fasonerit dhe mos respektimi i masave dhe distancimit social duket se janë dy faktorët kryesor të rritjes së rasteve me virus.

Ditët e fundit Shqipëria ka njohur rritje të theksuar të rasteve duke sjellë një gjendje të rënduar ne infektiv dhe shtim të viktimave.

Artikulli paraprakBerisha publikon videon e protestës: Impianti i djegies së mbetjeve shtazore qelb Lezhën, narkozyrtarët mbushin xhepat
Artikulli tjetërHumbin jetën 2 qytetarë të tjerë tek Infektivi, numër rekord rastesh të reja me Covid-19