Nga Ilir ALLKJA
33 deri ne 35 deputetë?!
Rama po luan fort që sido që të “bien letrat” të mbetët në pushtet!
Në ankth, frikë e panik prej humbjes së pushtetit suprem që zotëron Edi Rama po luan dëshpërueshëm me opozitēn patericë të tij në parlament për të shpëtuar katastrofës, që gjithsesi do të vijë për të!
Sot Edi Rama mbetet për 99 arsye njeriu më i urryer ndër trojet shqiptare, ndërsa shqiptarët në shumicë mezi po presin të shkojnë të votojnë kundër pushtetit më famëkeq të Shqipërisë!
Kryetarja e LSI, zonja Monika Kryemadhi u tregua paksa e rreptë para dy ditësh kur deklaroi se rilindja nuk merr dot më shumë se sa 30 deputetë.
Nga biseda që unë kam patur me miq socialistë, njerëz të angazhuar e të stërvitur nëpër fushata elektorale të partisë socialiste, kam dëgjuar të përllogaritet në mënyrën më bujare të mundshme, nisur nga mllefi në rritje i njerzve, korrupsioni e varfëria si dhe numrin real të pjesëmarrjes e votimit në favor të PS me 30 qershor 2019 që rilindja mund të marrë 33 deri 35 deputetë !
Urimet do ti merrni në kohën e duhur, gjithsesi!