Koronavirusi hyn edhe në Bibliotekën Kombëtare, infektohen 3 punonjëse

Shtimi i rasteve me koronavirus në vendin tonë ka sjellë edhe shtrirjen e tij në shumë zona të vendit.

Së fundmi mësohet se janë infektuar edhe punonujës të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.

Koronavirusi duket se nuk do të kursejë asnjë institucion shtetëror publik në vend.

Njoftohet se janë konfirmuar pozitive për Covid-19, 3 punonjëse të Bibliotekës Kombëtare.

Mësohet se rasti i parë i infektuar ka qenë një punonjëse e Bibliotekës së Vjetër e cila ndodhet pranë Lulishte 1 Maji në Tiranë.

Sakaq punonjësja me koronavirus dyshohet se ka infektuar edhe 2 koleget e saj.

Artikulli paraprakKryeministri në ikje dorovit për 1 € Bazën Ushtarake Detare të Sarandës!
Artikulli tjetërDy pacientë humbin jetën, 96 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, ulet numri i testimeve